Ne Fier moti me Diell por ne Vlore kane nisur bora

828

 Situata meteorologjike:

Në Qafën e Llogarasë kanë filluar reshje të dendura dëbore dhe aksi rrugor është i kalueshëm vetëm me zinxhirë.


Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë filluar edhe në fshatrat Tërbaç, Kallarat, Bolenë, Mesaplik, Vranisht, Kuç, por rrugët rurale të këtyre fshatrave janë të kalueshme dhe mjetet mund të qarkullojnë pa probleme.


Strukturat e Qarkullimit Rrugor të Policisë së Vlorës, ndodhen në gatishmëri të plotë në ndihmë të drejtuesve të mjeteve në akset rrugore me dëborë.