Ndalohet 19 vjecari nga Ballshi i shpallur ne kerkim për “Dhunë në familje”.

1699

Fier!
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Klejdi Mehmetaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Gllavenica”, Ballsh.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 18.07.2016, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga Neni 130/a/4-25 i Kodit Penal.
Ky shtetas në bashkëpunim me xhaxhain, shtetasin Fitim Mehmetaj (i cili është arrestuar më parë) dhe djalin e xhaxhait të tij, më datën 27.06.2016, në lagjen “Kryengritja”, Fier, kanë ushtruar dhunë ndaj xhaxhait tjetër, shtetasit K.N, 45 vjeç.