NASA vë në funksion kapsulën BIGELOW

59

Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe Administrimit të Hapësirës (NASA) e hapi kapakun e kapsulës së banimit BEAM (Moduli Operativ i Zgjerueshëm Bigelow) e cila mund të fryhet, që NASA e dërgoi në hapësirë muajin e kaluar përmes SpaceX.

Kapsula, kapakun e të cilit e hapi astronauti Jeffrey Williams në stacionin hapësinor në mënyrë që të mbushet me ajër dalëngadalë, filloi të fryhet në hapësirë në një largësi prej 400 kilometrash nga toka.

BEAM, i cili gjendet i fiksuar në stacionin hapësinor në diametër prej 2,3 metrash dhe thellësi prej 1,5 metrash, do ta arrijë vëllimin prej 16 metrash kub pas fryrjes.