Naftëtarët e Ballshit në Tiranë, sot protestë para Ministrisë së Energjetikës

82

Të nisur dje nga Fieri në këmbë drejt Tiranës rreth 200 naftëtarët e Ballshit dhe të fierit kanë mbërritur ne Tiranë. Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit që morën rrugëtimin drejt Tiranës paraditen e së mërkurës, 27 dhjetor 2017, kanë mbërritur mbrëmë në Tiranë ku edhe kanë kaluar natën në makinat personale të disa aktivistëve që mbështet këtë protestë.

Megjithëse marshimi i tyre nisi në këmbë nga Fieri, për shkak të lodhjes ata kanë marrë autobus për të udhëtuar por thuhet se janë ndaluar nga policia për të udhëtuar dhe janë nxjerrë nga autobusi.

Sot në orën 10:00, naftëtarët e Ballshit dhe Fierit do të protestojnë përballë Ministrisë së Energjitikës.Kërkesat e tye që do shtrohen dhe në një takim zyrtar në Ministri përveçse në protestë.Ata kerkojne -Marrja e pagave të prapambetura – Marrja e pagës së muajit nëntor – Rifillimi i punës