Mos i humbni shpresat për te fituar Loton Amerikane, ja afati i...

Mos i humbni shpresat për te fituar Loton Amerikane, ja afati i fundit

330

 

Ambasada amerikane në Tiranë ka sqaruar qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar për Loton Amerikane DV-2019 se fitues të rinj mund të shpallen deri më 30 shtator 2019, pasi një gjë e tillë ka ndodhur njëherë para dy vjetësh. kësisoj, janë ringjallur shpresa të reja për ata qën fituan.

Në përgjigjet që u ka dhënë qytetarëve të enjten lidhur me Loton Amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë i përgjigjet qytetarëve në Facebook, në profilin e saj, si më poshtë:

Qytetari: Përshëndetje! Do të doja të dija nëse konkretisht ka pasur raste që njerëz të tjerë e kanë fituar lotarinë pas ditës së parë të publikimt dhe a mund të ndodh edhe këtë herë e njëjta gjë , që ne mund të fitojme në mujat apo ditët në vijim. Shumë faleminderit! do të doja një përgjigje sa më konkrete.

U.S. Embassy-Tirana: Tek udhëzimet e lotarisë, që i gjeni tek https://al.usembassy.gov/…/immigrant…/diversity-visa-sq/, citohet që ju duhet ta kontrolloni statusin tuaj nga 15 maji 2018 deri më 30 shtator 2019. Kontrolli i Statusit të t? Regjistuarit do të jetë e vetmja mënyrë informimi mbi përzgjedhjen tuaj për Lotarinë DV-2019, duke ju dhënë udhëzime se si të vazhdoni m? tej me aplikimin tuaj dhe duke ju njoftuar mbi takimin për vizë emigrimi. Nëse rezultoni të përzgjedhur, ju duhet të vazhdoni me plotësimin e formularit DS-260.

Qytetari: Më falni që po ua bëj përsëri pyetjen a ka ndodhur më parë të fitoj dikush pas ditës së parë të aplikimit?