Monika Kryemadhi sot ne Parlament gjuan Ramën me çizme(video)

283

TIRANË- Tensioni mes opozitës dhe maxhorancës ka arritur kulmin sot në parlament. Fyerje, të bërtitura, tymuese dhe madje edhe momente dhune u panë nga të gjithë në sallën e madhe ku miratohen ligjet e vendit.

Deputetët e PD-së dhe LSI-së u shprehën kundër miratimit të Kryeprokurores së re vetëm nga maxhoranca dhe bënë gjithçka për ta ndalur votimin sot në parlament. Por ndonëse PD është forca më e madhe e opozitës, luftën më të madhe sot e bënë deputetët e LSI-së.

Në një nga këto momente, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi që me sa duket ka humbur durimin qëllon me çizmet që ka veshur kryeministrin Edi Rama. Ajo ndodhet shumë pranë kryeministrit, tek foltorja dhe pasi bërtet disa herë në drejtim të Ramës, ulet dhe zbath njërën çizme dhe e hedh në drejtim të kryeministrit, por nuk e kap.

Rama nuk bën asnjë lëvizje po shihet teksa buzëqesh. Më pas Kryemadhi i thotë Ramës ‘maskara’ ‘plehrë’ ‘largohu’ dhe i hedh edhe çizmen tjetër, ndërsa truproja hap çadrën për ta mbrojtur por kryeministri e largon. Kryemadhi i hedh edhe fletë, çfarë i kap dora nga tavolinat e deputetëve dhe më pas largohet ​