Ministrja e Drejtësisë paralajmëron furtunë shkarkimesh

Ministrja e Drejtësisë paralajmëron furtunë shkarkimesh

85

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka drejtuar një apel qytetarëve që t’I drejtohen platformës së bashkëqeverisjes, për rastet kur nuk marrin shërbimin e duhur nga administrata publike apo nuk gjejnë zgjidhje për problemet e tyre. Gjonaj tha se qytetarët janë aleati i vetëm që kjo mazhorancë ka në mandatin qeverisës, ndërsa paralajmëroi pastrimin e zyrave të shtetit nga ata që nuk ofrojnë shërbimin e duhur ndaj çdo qytetari.

Në një konferencë për mediat, Gjonaj tha se përveç faktit se ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda 10 ditësh, kemi pastruar zyrat e shtetit, bazuar në ankesat e vetë qytetarëve.

“Përveç 35 shkarkimeve të kryera më parë në zyrat e Hipotekës dhe ALUIZNI-t dhe 46 shkarkime të tjera janë bërë kryesisht në këto dy institucione, ndërkohë që 15 punonjës të tjerë janë paralajmëruar për shkarkim.

Për 29 punonjës të tjerë është marrë masa e vërjetjes me shkrim. Kushdo që bllokon apo pengon qytetarët në marrjen në afat të shërbimit,  është dhe duhet të konsiderohet problem ynë i përbashkët”, tha Gjonaj.

Ajo paralajmëroi se zyrtarët e shkarkuar mund të përballen edhe me ndjekje penale.

Posted by Etilda Gjonaj on Sunday, April 15, 2018