Ministrja e Drejtësisë kerkon shkarkim te 4 gjyqtarëve ne Fier,Vlore,Durres,Shkoder

Ministrja e Drejtësisë kerkon shkarkim te 4 gjyqtarëve ne Fier,Vlore,Durres,Shkoder

496

 

Ministria e Drejtësisë ka kërkuar në KLD shkarkimin e katër gjyqtarëve dhe nisjen e inspektimit për relatorin e çështjes Veliera në Durrës, për shkak të vonesës në zbardhjen e vendimit. Mbledhja e radhës e KLD është parashikuar të mbahet më 7 maj dhe në rendin e ditës, janë vendosur shqyrtimet e kërkesave për masë disiplinore me shkarkim ndaj gjyqtarit të Durrësit Petraq Curri, gjyqtarit të Fierit Ergys Selmani, gjyqtarit të Shkodrës Ahmet Jangulli dhe gjyqtarit të Vlorës Ken Dhima.

Kërkesat e Ministres së Drejtësisë kanë pasur si shkak shkeljet e gjetura në punë e gjyqtarëve dhe pritet të shqyrtohen në Këshillin e Lartë të Drejtësisë në mbledhjen e parashikuar për në datën 7 maj.

LEXO EDHE:

Avokati i 4 skafistëve të 2 ton drogë: Të arrestuarit janë nga Vlora

Ndërkohë, Etilda Gjonaj tha se do të kërkojë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë inspektimin e punës së Ergys Gashit, relatorit të trupit gjykues që shqyrtoi çështjen Veliera në gjykatën administrative Durrësit. Në një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu mbi Reformën në drejtësi, ministrja Etilda Gjonaj theksoi se çështja po ndiqet me seriozitet ndërsa shtoi se ankesa për rastin kishte ardhur nga Kryetari i bashkisë Durrës.

“Ministri i Drejtësisë do të propozojë masat sipas përcaktimeve ligjore të reja”.

Më datë 13 shkurt 2018, Gjykata Administrative vendosi pezullimin e punimeve në Zonën Arkologjike A të projekti Veliera, por vendimi ende nuk është zbardhur. Për pasojë, Gjykata e Apelit e ka të pamundur që të shqyrtojë ankimimet e bashkisë Durrës dhe shoqërisë civile, ndërsa projekt ka mbetur përgjysmë në zemër të Durrësit dhe në prag të sezonit turistik.