Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj : Nuk jap doreheqje,akuzat e opozites jane...

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj : Nuk jap doreheqje,akuzat e opozites jane shantazh

50

 

Fatmir Xhafaj sqaroi gjatë konferencës urgjente për mediat të vërtetën e ndalimit të vëllait të tij në Itali 16 vite më parë, kur ai ishte 22 vjeç. Ministri i Brendshëm tha se Agron Xhafaj ishte ndaluar për një muaj por më pas ishte lënë i lirë nga autoritetet italiane. Xhafaj tha se në atë kohë, ish-ministër i Turizmit, i kishte dhënë dorëheqjen ish-kryeministrit Pandeli Majko, por ky i fundit kishte refuzuar.

Xhafaj deklaroi gjithashtu se nuk kishte menduar të jepte dorëheqjen pas rikthimit të akuzave nga opozita dhe publikimit nga PD të një videopërgjimi ku pretendohej se Agron Xhafaj bisedonte me një trafikant droge, ndërsa shtoi se dorëheqjen nuk ia kishte kërkuar as kryeministri Edi Rama. Videopërgjimi sipas Xhafajt, është manipulim, ndërsa i bëri thirrje Prokurorisë të hetonte shpejt këtë shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë siç i cilësoi ai akuzat e PD dhe LSI.

Nuk kam menduar të jap dorëheqjen. As kryeministri Edi Rama nuk më ka kërkuar dorëheqjen. Opozita po bën shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Nëse do të ishte për një pjesë të atyre, për të mirën e përbashkët janë pak në numër këta njerëz, të cilët në këto ditë në kohë të dryshme, janë rrekur të tregojnë ligjin dhe të më vendosin përpara pasqyrës së moralit ku sot e gjithnjë nuk do të denjoja të shpenzoja kohë dhe energji të paktën kështu si po e bëj tani.

Sharlatanë politike e të çdo lloji tjetër, shpifësit, shantazhuesit, intrigantët, shkelësit të ligjit të gjithë së bashku, për asnjë shkak, për asnjë arsye morale e ligjore, nuk e meritojnë t’u respektosh kërkesën për shpjegime. Disa meritojnë injorim e të tjerë ballafaqim me ligjin për çfarë ata në shkelje të ligjit kanë bërë.

Po e vendos veten sot në pozicionin natyror të llogaridhënies, si ministër i brendshëm i akuzuar si i lidhur përmes vëllait me trafikun e drogës, obligimi im bëhet edhe më detyrues. Ndaj qytetarët e këtij vendi kanë të gjithë të drejtën të dinë se kush është ministri i Brendshëm për akuzat që bëhen për të.

Sqaroj lidhur me çështjen e dënimit të vëllait tim. Ka marrë një dënim penal në Itali. Kam bërë deklarime publike për këtë çështje që nga viti 2002. Janë të gjitha publike, mund të verifikohen. Ngjarja ka nddodhur në 2002, vëllai ishte 22-vjeç, u ndalua për 1 muaj dhe u lirua, duke urdhëruar largimin nga Italia. Atëherë isha ministër i Turizmit në qeverinë “Majko”, i kam kërkuar kryeministrit të kohës dorëheqjen, por pas bisedës me kryeministrin ai refuzoi dorëheqjen time.

“Në Shqipëri Agron Xhafaj nuk do bënte burg, dënimi i parashkruar”
Duke iu referuar vetëdorëzimit të Agron Xhafajt te autoritetet italiane, ministri i Brendshëm tha se ishte zgjedhje e tij personale, ndërsa shtoi se në Shqipëri dënimi, sipas Kodit në fuqi, ka qenë i parashkruar.

Ndjekja penale është parashkruar, rrjedhimisht në Shqipëri, Agron Xhafaj nuk do të bënte asnjë ditë burg. Nëse im vëlla do bënte njohjen e vendimit të tij penal këtu në Shqipëri, për dënimin në ngarkim të tij sipas ligjit shqiptar, ai nuk do ta vuante atë, pasi periudha prej 4 vjetësh e mbetur për ekzekutim është në afatin 5-vjeçar të parashikuar në ligjin shqiptar. Një standard i zbatuar në praktikën ligjore shqiptare.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Përgjimi manipulim/Xhafaj: Shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë

Audiopërgjimi është manipulim. nuk dua ta besoj se opozita është autore e këtij akti skandaloz, ose ka rënë viktimë. Që tregon sa e etur për opushtet dhe me çdo çmim ajo është. kur këta në opozitë bëjnë këtë gjë, çfarë doi iu bënin kundërshtarëbve politikë kur të ishin në pushtet. Kushdo i përfshirë në këtë skandal të madh do të marrë përgjigjen e merituar. Kemi të bëjmë me shantazh ndaj institucioneve publike të sigurisë. Prokuroria të bëjë hetime të thella. Ka një orkestrim me një qëllim të caktuar, ligësia politike e njerëzore e një pjese të opozitës, diletanzimi, interesat meskine janë bërë bashkë me interesat e grupevbe kriminale brenda dhe jashtë sistemit të kalbur të drejtësisë. Me keqardhje e them se opozita ka rënë në batakun e intrigantëve, janë gati të bashkëpunojnë edhe me djallin që vetëm e vetëm që kjo qeveri të ikë.