Ministri Gjiknuri dergon ne Ballsh keshilltarin e tij per takim me naftetaret

Ministri Gjiknuri dergon ne Ballsh keshilltarin e tij per takim me naftetaret

302

Pas protestës, në ambientet e KPTHN-së së Ballshit ka mbërritur Këshilltari i Ministrit të Infrastruktuës dhe Energjisë, Ilir Bejtja, i cili ka zhvilluar një takim me sindiklistët dhe një përfaqësi të naftëtarëve, ku është diskutuar lidhur me kërkesat e këtyre të fundit. Gjatë një komunikimi telefonik,sindikalister jane shprehur se ,  këshilltari i ministrit Gjiknuri, Ilir Bejtja, ka rënë dakort që të hënën të vazhdojë dialogu mes sindikalistëve e naftëtarëve, përfaqësuesve të qeverisë edhe drejtuesve e administratorit të kompanisë “Bylis Energy”.

“Në takimin e sotëm na u premtua se do të mundësohet transparenca e kompanisë ‘Bylis Energy’ dhe nëse kjo e fundit do të ketë kapacitetet për të plotësuar kërkesat tona, shlyerjen e detyrimeve e pagave të prapambetyra të naftëtarëve dhe mundësimin e nënshkrimit të kontratës kolektive, atëherë do nënshkruhet aktmarrëveshja tre palëshe, mes sindikatës së naftëtarëve, qeverisë dhe kompanisë.

Këshilltari i ministrit Gjiknuri na premtoi se nëse kjo kjo kompani i ka kapacitetet, do të vazhdojë procedurat dhe punën normalisht, në të kundërt nuk do lejohet të vazhdojë aktivitetin e saj”, theksoi Isufaj. Ai shtoi se naftëtarët do të vazhdojnë të protestojnë para hyrjes së uzinës edhe në ditët në vazhdim, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.