Ministri Bajrami me rektorët, vizitë zyrtare në SHBA

71

Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami së bashku me rektorët e universiteteve publike të Kosovës, do të qëndrojnë për një vizitë zyrtare studimore disaditëshe në SHBA.
Sipas axhendës së njoftuar sot, ministri Bajrami dhe rektorët e universiteteve publike do të marrin pjesë në “Samitin për Kosovën”, i cili do të organizohet në Universitetin “James Madison “ dhe në disa universitete tjera si të Harrisonburg,Virgjinias etj. Me këtë rast do të mbahen disa punëtori lidhur me avancimin e sistemit srsimor të Kosovës, me theks të veçantë në arsimin e lartë .

Në këto punëtori do të diskutohet për strategjitë per përmirësimin e shërbimeve financiare dhe planifikim strategjik e menaxhim të buxheteve nga ana e universiteteve.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Bajrami me bashkëpunëtorë në Washington do të zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të Bankës Botërore e të USAID-it, të cilët me projekte të ndryshme po e ndihmojnë arsimin në Kosovë.

Ministri Bajrami gjithashtu do të ketë një takim edhe në Departamentin e Shtetit, ku do të diskutohet për zbatimin e skemës së bursave Fullbright, për të cilën me ambasadorit amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, kohë më parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi