Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II ka festuar 65 vjetorin e mbretërimit

75

Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II ka festuar 65 vjetorin e mbretërimit. Më 6 shkurt 1952 ndërroi jetë babai i saj, mbreti George VI, i cili vdiq nga kanceri i mushkërive.
Elizabeth e mori vesh lajmin ndërsa ishte në një vizitë zyrtare në Kenia. Kur u kthye në shtëpi, ajo u kurorëzua zyrtarisht më 2 qershor 1953.
Në vitin 2015 ajo i kaloi 63 vitet e mbretërimit të Mbretëreshës Viktoria, gjyshja e saj që sundoi nga viti 1837 deri në 1901.
Elizabeth është monarkja e parë britanike që ka arritur të sundojë 65 vite duke u festuar të ashtuquajturin “Jubileu i Zafirit” dhe përveç kësaj ajo është mbretëresha që mban mbi shpatulla më shumë vite jetë, plot 90.