Mberrijne 5545 vaksina anti-grip ne Fier

269

Kane mberritur 5545 dozat e para të vaksinës antigrip në DSHP Fier. Sipas shefes se epidemiologjise ne DSHP Fier Anila Moci vaksinat do te perdoren për bashkitë Fier , Patos e Roskovec, por një sasi vaksinash antigrip do të shkojnë edhe në burgun Fier. 

Sipas DSHP Fier kategorite perfituese per marrjen e vaksines jane personat e semure kronike dhw me problem ne rruget respiratore dhe kardiovaskulare . Megjithese situata e gripit nuk konsiderohet alarmante nga DSHP Fier shprehen se vaksina antigrip do te ishte rruga parandaluese dhe mbrojtese nga ky virus per tu marre nga i gjithe komuniteti. 

Edhe pse vaksinat jane te limituara dhe shteti nuk ofron vaksina per te gjithe ata qe duan te marrin ate ti drejtohen farmacive private. Kostua e nje vaksine antigrip kushton jo me shume se 1200 lek te reja.

 Në urgjencat e spitalit Fier dhe poliklinikës qëndrore Fier nga fillimi I këtij viti janë paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore 426 shtetas por jo të gjithë kanë qënë te prekur nga gripi