Manjani:Partneret e huaj i kane kerkuar Rames shkarkimin e Tahirit

50

Pasi kryeministri Rama e shkarkoi, Ylli Manjani hap thesin e të pathënave dhe tregon arsyet pse u shkarkua. Manjani përmendi edhe emrin e ministrit Tahiri, për të cilin, partnerët e huaj i kanë kërkuar Ramës ta shkarkojë.

“Çfarë kam thënë unë? Të arrestohet Balili, drjetorët e policisë hanin e pinin te Santa Quaranta. Unë nuk kisha ndonjë kompleks. Ramës i është kërkuar shkarkimi i ministrit të tij të Brendshëm, i kanë kërkuar shërbimet partnere, dhe jo timin. Ai duhet të ishte i shkarkuari, jo unë, i di mirë arsyet ai. Është kollaj t’i kërkosh ministrit pse flet pa leje. Ja pra, këto janë historitë. Unë i kam thënë. Jam tërësisht i qartë dhe i përgatitur për çdo lloj skenari. Nuk kam bërë kurrë kompromis në raport me të vërtetën dhe me profesionalizmin”.