Makinat luksoze shmangin detyrimet, Doganat çojnë dhjetëra raste në Prokurori

Makinat luksoze shmangin detyrimet, Doganat çojnë dhjetëra raste në Prokurori

89

Kushdo që importon një mjet të përdorur  me ligj duhet që të paguajnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave detyrimet që lindin nga ky veprim. Por duket se përmes ndryshimit dhe falsifikimit të të dhënave për automjete të ndryshme, kryesisht lukzoze personat që kanë bërë blerjen e mjetit ja janë dalë të shmangin ne disa raste pagesën e detyrimeve. Kjo ka bërë që Drejtoria e Hetimit,  pranë Administratës Doganore Shqiptare , krahas bllokimit  të tyre, të nisë dhe procedurën e hetimit të mëtejshëm.

Kështu  vetëm për muajt e parë të këtij viti, Drejtoria e Hetimit  Doganor  ka referuar pranë  organit të akuzës, Prokurori,  për hetim të mëtejshëm për mashtrim  dhe shmangie te detyrimeve doganore 10 raste, nga të cilat janë sekuestruar 4 automjete të ndryshme motorike luksoze,  ndërkohë që  për vitin 2017 janë dërguar 96 raste.

Referimet  janë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorive të Rretheve  Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Përmet, Sarandë dhe Elbasan. Nga këto  janë  sekuestruar 9 automjete luksoze,  prodhime të viteve të fundit,  me një vlerë malli rreth 33.000.000 lekë.

  • Për 15 automjete është dërguar informacioni për marrje vendimi për shmangien në shumën 3.808.862 lekë dhe gjobë në shumën 8.108.560 lekë. Doganat bëjnë me dije se ndërkohe vazhdojnë hetimet edhe për raste të tjera./Monitor