Makina përplaset me trafikndarësen në autostradën Vlorë-Fier

361

Një automjet është përplasur me trafikndarësen në autostradën Vlorë-Fier, ku ka mbetur i plagosur vet drejtuesi i mjetit.
Ai është 36 vjeç me iniciale R.Z dhe është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.
Automjeti që u aksidentua është me tip Volkswagen me targa AA 013 HI. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.