Makina bie ne kanal ne Verbas ,Fier ,humb jeten 52 vjecari,...

Makina bie ne kanal ne Verbas ,Fier ,humb jeten 52 vjecari, plagoset pasagjeri

1256

Fier

Informacion paraprak

Më datë 15.05.2018, rreth orës 02:30, në rrugën Fier-Roskovec, në vendin e quajtur “Kthesa e Verbasit”, shtetasi E.Ç, 26 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë ka gjetur vdekjen pasagjeri, shtetasi A.Sh, 52 vjeç, banues në Patos.

Gjithashtu kanë marë dëmtime dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi M.Sh, 25 vjeç, banues në Patos.

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i mjetit rezultoi në gjendje të dehur në masën 1.08 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.