Lojerat Olimpike 2020 me nje shi artificial meteoresh

83

 Ceremonia e hapjes për Lojërat Olimpike të vitit 2020 mund të shfaqë diçka që ne nuk e kemi parë kurrë më parë.

 

Kompania japoneze ALE ka dizenjuar një mënyrë për të shkaktuar një shi artificial meteorësh për hapjen e Lojërave të ardhshme Olimpike në Tokio.

Ai do shfaqë 500 deri në 1000 “grimca burimore”, ku secila do të shërbejë si një meteor i improvizuar. Kompania do të nisë në hapësirë një satelit, i cili do të çlirojë grimcat sapo të arrijë një lartësi të caktuar. Çdo grimcë kur godet atmosferën digjet deri në një proces të quajtur “emetimi i plazmës” dhe jep një shfaqje spektakolare dritash.

Ky projekt quhet “Sky Canvas” dhe sipas kompanisë do të jetë i dukshëm nga një rreze prej 100 kilometrash. Më shumë se 30 milionë njerëz do të mund ta shikojnë atë në Tokio.