Liberalizimi i vizave për Kosovën-Fleckenstein: Rregullat janë të qarta, plotësimi i kushteve

94

Eurodeputeti Knut Fleckenstein u shpreh sot se në takimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka ndërmarrë fushatën për liberalizimin e vizave për Kosovën, i deklarova se rrugullat janë të qarta, plotësoni kushtet.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook pasditen e së martës, eurodeputeti Fleckenstein shprehet: “Sot kam takuar në Strasburg ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka ndërmarrë fushatë për lirinë e vizave të vendit të tij. Rregullat janë të qarta. Nëse kushtet janë plotësuar, ne do të shkojmë në BE pa viza. Pas shumë përpjekjeve të qeverisë është pothuajse koha”.