Letra e Llallës: Soros ndihmoi Edi Ramën për kanabisin, ja çfarë deklaronte...

Letra e Llallës: Soros ndihmoi Edi Ramën për kanabisin, ja çfarë deklaronte Donald Lu

99

 

Në maj të vitit të shkuar, një nga nënkomitetet e rëndësishme të Kongresit amerikan, mbajti një seancë dëgjimore për Ballkanin.

Aty u shfaq edhe një letër e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, që ankohej se njerëzit e Soros po bëjnë Reformën në Drejtësi.

Në letër, Llalla shkruante se ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i kishte kërkuar që të arrestonte Ilir Metën. Pjesë të letrës janë publikuar nga mediat, por interesant është fakti se në letër, Llalla flet edhe për çështjen e kanabisit.

Ai shkruan se në vitin 2016, mbjellja e kanabisit u shtri në të gjithë Shqipërinë. “Dimensioni tragjik i kësaj situate u mohua nga qeveria dhe Ministria e Brendshme.

Një seri hetimesh nga prokuroria zbuluan se trafikantët kishin mbështetjen e strukturave lokale të policisë. Disa hetime ishin të suksesshme, por shumica e tyre dështuan për shkak se u minuan nga policia,” thotë Llalla, duke theksuar se prokurorët janë përballur edhe me trafikantë të armatosur.

“Fondacioni ‘Soros’ ofroi ndihmë për qeverinë e majtë sa i përket problemit të narkotikëve. Disa sondazhe të kryera prej tyre arritën në përfundimin se: Policia është institucioni më i besuar publik. Këto sondazhe, shumica, u prezantuan në prani të ambasadorit të SHBA, Donald Lu,” shkruan ish Kryeprokuori Llalla.

‘Përgjatë vitit 2016 dhe 2017, ambasadori Lu nuk e përmendi këtë problemin e narkotikëve në asnjë rast. Madje Lu është shprehur në takime jo-publike se ‘drogërat nuk janë problem në SHBA’. Llalla shkruan se bëhet fjalë për një biznes prej miliarda dollarësh.

  • “Ne e mirëpresim ndihmën nga SHBA për çështje të rëndësishme për dy vendet. Ajo që refuzojmë është përzierja e ambasadorit amerikan në çështjet e brendshme të Shqipërisë”.