Leka, roboti qe ndihmon femijet me autizem

895

Kohët e fundit, një kompani në Francë ka krijuar një lodër të veçantë vetëm për fëmijët me autizëm. 

Roboti i quajtur “Leka” është një lodër “inteligjente”, interaktive dhe multi-ndijore e projektuar për të rritur aftësitë emocionale dhe njohëse, si edhe për të inkurajuar autonominë e tyre.

Leka është një robot në formë topi, me një fytyrë dixhitale dhe që ndërvepron drejtpërdrejt me fëmijët. Ai është më i vogël se një top futbolli dhe lëviz në mënyrë të pavarur.

Prindërit e fëmijëve, që kanë eksperimentuar me Lek-ën thonë se ata shohin një përmirësim të menjëhershëm në gjendjen shpirtërore të fëmijës së tyre, po ashtu edhe në aftësitë komunikative të tyre.