Lamtumirë portofola dhe karta krediti!

Lamtumirë portofola dhe karta krediti!

223

Lamtumirë portofola, karta krediti dhe celularë! Turistët mund të paguajnë tashmë edhe me shenjat e gishtave.

”Qeveria ka nisur testim per një sistem, fillimisht për turistët, që do të konsistojë në pagesën me anë të shenjave të gishtave, pa nxjerrë nga xhepi para’ të thata apo karta krediti, nëpërmjet një platforme të përkohshme për qëllime tregtare si rastorantet apo hotelet”, shkruan sot ”The Japan News”.

Autoritetet thonë se të dhënat e grumbulluara do të mblidhen në një bazë të dhënash anonime, çka do të mundësojë edhe përpilimin e strategjive për turizmin.