Kufizimi i vizave për në SHBA do të hiqet pas 90 ditësh

52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka mbrojtur urdhrin ekzekutiv mbi emigracionin që kufizon hyrjen në SHBA të qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.
Sipas Trump, kjo është pjesë e disa politikave të reja të sigurisë që janë duke u zbatuar.
“Që të jemi të qartë, ky nuk është ndalim për myslimanët siç raportojnë mediat në mënyrë të gabuar. Kjo nuk ka të bëjë me fenë, kjo ka të bëjë me terrorizmin dhe sigurinë e vendit tonë”, ka thënë Donald Trump në një deklaratë duke shtuar se ka më shumë se 40 vende të ndryshme të botës që janë me shumicë myslimane dhe nuk janë prekur nga ky vendim.
“Ne do të japim përsëri vizat për të gjitha shtetet pasi të jemi të sigurt dhe të kemi shqyrtuar dhe zbatuar politika më të sigurta gjatë 90 ditëve të ardhshme”, sqaroi Donald Trump.