Kryeministri Rama shkarkon nga detyra Zv/Ministren e Jashtme

Kryeministri Rama shkarkon nga detyra Zv/Ministren e Jashtme

134

Zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Kleopatra Maliqi është shkarkuar sot nga detyra.

Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama dhe i është bërë e ditur Maliqit.

E shkarkuara ishte zv/ministrja që merrej me procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Vendimi është marrë një ditë më parë dhe bërë publik ditën e sotme.

Vendimi si më poshtë:

VENDIM Nr. 341, datë 7.6.2018

PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

VENDOSI:
Znj. Kleopatra Maliqi, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

 Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama