Kishin libra shqip,arrestohen në Greqi dy shoferë të MJ

380

Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi, pasi akuzohen se transportonin libra shqip.
Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani mësohet se janë ndaluar nga policia dhe pas kontrollit atyre u janë gjetur abetare dhe libra shqip.
Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti.
Media greke thotë se dy shoferët kishin me vete edhe harta të Shqipërisë së Madhe.

Policia greke i akuzon dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për transportim të materialeve propagandistike dhe për cenim të marrëdhënieve mes dy vendeve.Por pas nderhyrjes se Ministrise se Jashtme situata eshte sqaruar dhe

Policia e Janinës ka liruar dy shoferët e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të cilët u arrestuan pasi po transportonin libra në gjuhën shqipe në shtetin grek.
Për këtë çështje ndërhynë Ministria e Jashtme dhe ambasada shqiptare në Athinë.
Dy shoferët që u shoqëruan në policinë e Janinës janë Altin Tafa dhe Agim Asllani.
Sipas pretendimeve të palës greke, dy shoferët e Ministrisë sonë të Jashtme kishin harta të “Shqipërisë së Madhe”.
Ndërsa MPJ shqiptare sqaron se tekstet në gjuhën shqipe janë për fëmijët e emigrantëve që jetojnë në Greqi dhe nuk kanë asnjë përmbajtje nacionaliste.