Kili nderton metrone e pare me energji te rinovueshme

98

Metroja e San Diegos është një nga mjetet me te mëdha të transportit në Amerikën jugore, me të cilën udhëtojnë çdo ditë rreth 2.2 milion njerëz.

Së fundmi presidentja e Kilit,  Michelle Bachelet ka njoftuar se së shpejti në vend do të ketë një sistem të ri të transportit publik, i cili do të jetë plotësisht me energji të rinovueshme.

Ai do të marrë 42 %  të energjisë nga energjia diellore dhe 18% nga ajo e erës.

Kompania me bazë në Kaliforni “SunPoëer” po ndërton centralin diellor, ndërsa dy komapnitë e tjera ajo spanjolle “Elencor” dhe ajo braziliane “Latin America Poëer” po merren pjesën tjetër të projektit. Sipas kompanive pritet që projekti të përfundojë në vitin 2018.