Keta autobuse elektrike do te eleminojne pergjithmone autobuset me nafte

128

Autobusi nga “Proterra”,  një kompani me bazë në Amerikën e Veriut, është vendosur që të dalë në rrugë vitin e ardhshëm.

I quajtur “Catalyst E2”, ai është 12 metër i gjatë dhe mund të përshkojë 563 kilometër me një karikim të vetëm. Kjo është një arritje e madhe duke pasur parasysh që Tesla kohët e fundit njoftoi për një përmirësim të baterisë së saj për Model S dhe Model X Ludicrous, të cilat mund të arrijnë deri në 506 kilometër.

Autobusi është i përshtatshëm për 77 pasagjerë dhe mund të ruaje deri në 660 kWh të energjisë. Autobusi i Proterra do të jetë plotësisht funksional në fillim të vitit 2017.