Kapet duke vjedhur një dyqan, arrestohet nga policia.

1131

Fier!
Kapet duke vjedhur një dyqan, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Mirel Mata, 27 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë natës, në fshatin Marinëz, është kapur në flagrancë duke vjedhur dyqanin e shtetasit V.N, 55 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.