Kapet 21 vjecari per kanosje

781

Mallakastër! 

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Kanosje” dhe “Prodhim e mbajte pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

 

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin:

 

-Sentiljano Bregasi, 21 vjeç, banues në fshatin Aranitas, Mallakastër.

 

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 22.06.2016, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprat penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosje” parashikuar nga Nenet dhe 280 dhe 84 të Kodit Penal.