Kallezim penal dy fierakeve per fallsifikim doganor

Kallezim penal dy fierakeve per fallsifikim doganor

287

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit S.P., dhe R.H., vjeç 41 e 45, banues në Fier, pasi dyshohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve, kanë shmangur detyrimin doganor për zhdoganim të mjetit tip “Audi”. Nenet 186/2, 246/2 dhe 174 të Kodit Penal.

Nderkohe

Më datë 13.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin B.P., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bankë me anë të mashtrimit ka tërhequr një sasi lekësh, të arkëtuar nga një shoqëri në emër të shtetasi I.Xh., vjeç 57, banues në Fier. Neni 143/2 i Kodit Penal.