Ja si kujtohet Fituesi i Sanremos, Ermal Meta nga mësuesja e fillores

120

Margarita Feka është mësuesja e Ermal Metes, këngëtari shqiptar që fitoi trofeun e Sanremos, mbrëmjen e djeshme.

Mësuesja Feka sot është në pension, ndërsa ka rrëfyer fëmijërinë e Ermalit, fillesat në bankat e shkollës dhe talentin për muzikën.

“Ishte një djalë i rregullt, i shkathët. Shumë i përpiktët. Në orën e mësimit qëndronte përballë dhe të dëgjonte me vëmendje. Ishte dhe pak i lëvizshëm por gjithë këtë meritë e ka jo vetëm nga aftësitë e tij, por edhe nga kujdesi i nënës së tij, Mira.

Ermali sillej mirë jo vetëm brenda klasës, por edhe jashtë. Ai sillej shumë mirë. Ishte djalë me të gjitha të mirat. Ai vjen nga një familje muzikantësh. E ëma për violinë dhe i ati po ashtu. Dhe mundoheshin që ta kishit djalin shumë të mirë. Ermali ka pasur talent qysh në kopsht.

Para se ti zgjidhnim në shkollën e muzikës, i kontrollonim qoftë nga veshi muzikor. Çdo mësues ndjen një kënaqësi të madhe kur dëgjon për nxënësit e tyre. Vjet kam qenë e shokuar kur fitoi çmimin e tretë. Kur e dëgjova që kishte zënë emrin tim, u ndjeva krenare dhe mu mbushën sytë me lot.

Kishin kaluar shumë vite, dhe ai mbante mend emrin tim. Edhe mbrëmë e ndoqa, dhe u gëzova shumë kur këndoi dhe fitoi. Ndaj i uroj që të ecë lartë e më lartë jo në Itali, por në të gjithë botës.”, tha mësuesja për Neës 24.

Por Ermali ka ditur t’ja shpërblejë mundin mësueses së tij të fillores, duke e bërë atë pjesë të këngës së vitit te kaluar, “Viettato Morire”.

Mësuesja i ka uruar Ermalit suksese të mëtejshme, duke shtuar se pak tij fshihet një zë i rralle, që duhet të dëgjohet në mbarë botë