Ja sa shqiptare ka ne ushtrine greke

65

Fotoja e ushtarëve me uniformë greke që pozuan me duart në formën e shqiponjës vijon të komentohet në mediat dhe opinionin publik shqiptar për faktin e debateve e reagimit të shtetit helen. Por ajo që zbulohet për numrin e shqiptare që janë nën uniformën e ushtrisë greke është befasuese.

Rreth 14% e ushtrisë përbëhet nga rekrutë shqiptarë. Nga 86 mijë ushtarë që ka gjithsej Greqia, “janë rreth 12 mijë rekrutë shqiptarë në radhët e ushtrisë greke”. 
Këtë e ka pohuar gazetari shqiptar në Athine, Robert Goro gjatë një lidhje live me Blendi Fevziun në emisionin “Opinion”.
“Shqiptarët që nuk kryejnë shkollën e lartë, shkojnë në shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Greqi. Djemtë që ishin në foto, ishin parashikuar të bëheshin pjesë e Gardës së Republikës, si ata që rrinë me fustanella në Parlamentin e Greqisë”, tha ai, duke iu referuar fotos së rekruteve shqiptarë që pozuan në foto me duart si shqiponjë