Ja sa miliona ,kushton Rikualifikimi Urban i Qendres se re te...

Ja sa miliona ,kushton Rikualifikimi Urban i Qendres se re te Fierit dhe lumit Gjanica

786
Rreth 850 milion leke te reja apo 7,8 milion euro do te kushtoje zbatimi i projektit per Rikualifikimin e Qendres se re te Fierit dhe brigjeve te lumit Gjanica.Projekti ne fjale ze nje siperfaqe prej 7 ha.Projekti  paraqet nje qender ku parashikon ndalimin e kalimit te automjeteve per te pershkuar pedonalen apo bulevardin kryesor.
Nga pamjet ne video Qendra e Ardhme e Fierit sipas ketij projekti do te jete jo vetem nje shesh ne sherbim te kembesoreve por edhe nje parkim nentokesor me nje kapacitet mbajtes parkimi per rreth 100 automjete.. Janë ha sipërfaqe e gjelbëruar.
Nga sheshi Qendror dalin dy ura . Ura aktuale prane kishes do te  modifikohet sic eshte paraqitur ne projekt nderkohe qe do te ndertohet nje ure e re qe lidh sheshin me anen tjeter te lumit ndersa ura me shkalle do te rikonstruktohet dhe do te vihet ne fuksion te qarkullimit te automjeteve  Persa perket instalacioneve apo veprave artistikejanë lënëhapsira  lira  posacme për vendosjen e tyre cilat do te përzgjidhen më vonë.
Ne 29 Janar 2018 nisi prishja e gati 47 objekteve prane Gjanices, qe i hapi dhe rrugen ketij projekti.
 Vetem prishja e objekteve ne fjale, i kushtoi qeverise  shqiptare 402.655.835 milion leke te reja per shpronesim te poseduesve te objekteve ndersa vetem hartimi i projektit te Rikonceptimit te Qendres se Fierit, kushtoi 10 milion leke te reja.Projekti ideja u hartua dhe u prezantua nga nje studio italo-shqiptare por u ndryshua nga specialist urbanist dhe arkitektet dhe sot kemi projektin e zbatimit.Projekti perfundimtar sipas informacionit te Bashkise Fier ka nje kosto zero.

Sipas bashkise FierProjekti i zbatimit jep zgjidhjet teknike për cdo hapsirë territoriale të përfshirë në zonën e ndërhyrjes si: shtrati i lumit, sheshi qëndror i qytetit, hapsirat e gjelbëruara, parkimi nëntokësor, sistemimi i rrugëve, etj.

Projekti i zbatimit u realizua nga Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës në Bashkinë Fier.

Disa dite me pare edhe Kryeministri Rama ka dhene lajmin per perfundimin e projektit te Rikualifikimit Urban te Gjanices dhe Qendres se Fierit nderkohe qe nga qytetare te shumte te itervistuar jane ndare opinione te ndryshme ne lidhje me zbatimin e ketij projekti. Disa qytetare kane thene se :”Projekti duket i bukur ne imazhet filmike por nuk e dime sa do zbatohet ,dhe se vleresimet jepen ,kur te perfundoj .
https://www.facebook.com/neoalb1/videos/1047615425385883/