Ja sa ka kushtuar tregu bujqesor ne Fier por sot eshte i...

Ja sa ka kushtuar tregu bujqesor ne Fier por sot eshte i braktisur

393

U ndertua me qellimin per te unifikuar tregun bujqesor ne Fier por ky plan i bashkise sot ka deshtuar.Me nje kapacitet mbajtes prej rreth 102 tregetare ,ne mjediset e ketij ttegu sot zhvillojne aktivitetin tregetar vetem 5 tregetar .

Vlera e ndërtimi të tregut është 54 .820 .224 milion lekë te reja me TVSH.

 Sipas tregetareve por edhe banoreve te Fierit ,nje nga arsyet e deshtimit te ketij tregu nuk eshte taksa mujore pre 5 mije leke te reja por mungesa e klienteles( nuk afrohen konsumatoret) ,largesia nga qendra e Fierit.I ndodhur ne periferi, tregu i ri bujqesor nuk afron mundesi per te gjithe dhe sidomos per amvisat si dhe pensionistet te cilet kryejne me teper blerjet ne treg.

Tregu ne fjal u ndertua pa marr konsultime nga bizneset apo fermeret te cilet do tregetonin aty.Edhe per tregetaret tregu ne fjal eshte i pa pershtatshem pasi ne kushtet e egzistences se tregjeve te hapur cdo dite ne lagje te Fierit dhe nje tregu qendror  bujqesor tek” zogu i zi”. I gjithe  investimi ne fjale nuk i sherben nje tregu bujqesor ndersa i perket bashkise per te ndryshuar ose jo ne te ardhmen shfrytezimin e ketij objekti

Nderkohe nga bashkia shprehet ne shkrim informacioni si me poshte:

Do rishikoher destinacioni per kete treg ne nje treg shumice

Trualli është marrë me qera nga pronarët për një periudhë 10 vjecare, me vendim të Këshillit të Bashkisë Fier nr.74 dt. 27.09.2016 për miratimin e fillimit të procedurave të marrjes me qera të sipërfaqes truall në zonën kadastrale nr. 8531 për pasuritë 8/2 dhe 8/4 me sipërfaqe totale 3466 m2 për ndërtimin e  tregut për produkteve bujqësore dhe blegtorale.

Administrohet nga Bashkia.

Përpara nisjes së procedurave për hartimin e projektit për ndërtimin e këtij tregu është bërë një studim nga Drejtoria e Përgjithshme e Bujqësisë Pyjeve dhe Shërbimit Veterionar. Ndërtimi i këtij tregu me parametra bashkëkohor doli si nevojë dhe domosdoshmëri pasi në ritmet e larta të rritjes së prodhimit, kulturave bujqësore, politikave mbështetëse të Qeverisë Shqiptare dhe pushtetit vendor duhet t’i paraprijnë krijimit të një infrastrukture të domosdoshme për tregtimit të  produkteve bujqësore në tregun vendas.

Tregui i ri sot ofron;

Standard të lartë tregtimi.

Nxitje prodhimit bujqësor, blegtoral dher nënproduktetve të tyre.

Disponon një rritje të cilësisë dhe kontrollit të produkteve që tregtohen.

Fermerëve të Bashkisë Fier nuk do t’u duhet të shkojnë më të tregtojnë në tregjet e tjera Lushnje, Vlorë Tiranë etj, duke rritur koston e produkteve.

Nxitje të shtimit të eksporteve të produkteve të fermerëve.

Nxitje të krijimit të qasjeve të reja për shpërndarhjen sa më të mirë të prodhimeve .

Pse është zgjedhur ky vend?

Është parë si një pikë strategjike dhe me akses ntë plotë dhe të lehtë për të gjithë fermerët e Njësive Administrative Levan, Frakull, Cakran, Portëz, Qendër, Dërmënas, Topojë, Mbrostar dhe Libofshë.