
Ministria e Mjedisit ka dhënë me koncesion ndërtimin e një impianti për trajtimin e mbetjeve urbane në Qarkun e Fierit.Ministria e Mjedisit e ka shpallur tenderin në datën 18 korrik të këtij viti dhe bashkimi i dy kompanive është shpallur fitues në datën 9 shtator 2016
Një kompani shqiptare dhe një italiane kanë fituar tenderin për të ndërtuar një impiant për trajtimin e mbetjeve në këtë qark.
Bashkimi i dy kompanive “Integrated Technology Services shpk” me administrator Klodian Zoton dhe “Energy 2 SRL”, me seli në Itali, janë oferta e vetme për të ndërtuar një impiant për mbetjet.
Gjithashtu kompania shqiptare “Integrated Technology Services shpk”, trajton edhe mbetjet urbane në qytetin e Elbasanit.
Landfilldi do të ndërtohet pranë fshatit Portëz (Plyk)në qytetin e Fierit. Vlera e investimit që do të bëjnë dy kompanitë është 27 milionë euro dhe kohëzgjatja e kontratës do të jetë 6 vjet.
Sipas kontratës që ka nënshrkuar Ministria e Mjedisit, në këtë impiant do të trajtohen vetëm mbetjet e Bashkive të qarkut Fier dhe jo mbetjet që do të importohen nga jashtë.
Në këtë impiant përveçse do të bëhet trajtimi i mbetjeve, do të prodhohet edhe energji elektrike.