Ish-ministri socialist :Me 30 mln € te “Lungomares”,do ndërtohej by passi Fierit

286

Ish-ministri socialist Marko Bello ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama përmes një komentin në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që detyron qeverinë Rama t’i paguajë 13 milionë euro pronarëve të pallatit të shembur në Vlorë në Dhjetor 2013. Madje, Bello shkruan se me 30 milionë që ka shkuar vlera e Lungomares, me siguri do të ndërtohej By-pass që lidh Fierin me Vlorën dhe që ka më shumë rëndësi.

Postimi i Marko Bellos

Thuhet se ndertimi i lumgomares ne Vlore ka kushtuar 17 milione euro, ndersa13 milione euro te tjera qeveria duhet t’i paguaje per shembjen e pallatit te vjehrrit te kreut te PD.

Me keto 30 milione euro do te ndertohej me siguri bypass-i qe do te lidhte Fierin me Vloren dhe qe ka me shume rendesi sesa pallati dhe lungomarja se bashku.

Per fat te keq, ne vijojme te jemi te lire ne miell, te shtrenjte ne krunde!