I jepet lamtumira e fundit Dritero Agollit

66

Kanë nisur sot në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve, homazhet mortore në nderim të shkrimtarit të madh Dritero Agolli, që ndërroi jetë dje të premten 3 shkurt 2017.
Ceremoniali do të përmbajë një nderim të veçantë për shkrimtarin duke krijuar dhe hapësirën e mundësinë për të afërmit, miqtë, njerëz të artit dhe të kulturës, lexues apo dashamirës, të marrin fjalën për një mesazh të shkurtër publik lamtumire.