Hiqen vizat me Kanadane  për dy shtetet e Ballkanit, ja kush përfiton

507

Ministria për Shtetësi dhe Migrim e Kanadasë, ka njoftuar se kanë hequr vizat për Qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë.Pas bisedimeve me delegacionet e nivelit të lartë të të dyja shteteve që nga viti 2014 për heqjen e vizave më në fund u arrit.
Vendimi tregon se Qeveria e Kanadasë i ka kushtuar rëndësi marrëdhënieve të saj me dy shtetet si dhe BE-në.Me vendimin e ri rumunët dhe bullgarët do të mund të hyjnë në Kanada pa viza, për akomodime, vizita të familjes dhe shokëve si dhe me qëllime turistike deri në 6 muaj, transmeton Anadolu Agency.

Ndërkohë ministri për Shtetësi dhe Migrim, Ahmed Hussen, në deklaratën e tij tha se “Lehtësimi i vizitave të rumunëve dhe bullgarëve në Kanada, do të inkurajojë më shumë udhëtime dhe tregti, kështu që do të krijojë mundësi të reja tregtare dhe investimesh për kanadezët dhe evropianët”.