Gruaja nga Fieri nxorri në shitje fëmijët”, ish-burri “i ngujuar” në shtëpi: Do më vrasin!

273

FIER- Nëna nxjerr 2 fëmijët e saj në shitje në profilin e saj në FB. Kërkon blerës dhe kërcënon se nëse nuk i shet, do t’i vrasë. Kjo histori e padëgjuar me parë shkundi rrjetet sociale dhe tronditi mbare opinionin publik.

Esmeralda Ruko nga Fieri publikoi faqen e saj në ‘Facebook’ një foto me 2 fëmijët e saj ku shkruante: “Shiten fëmijët për arsye ekonomike dhe se i kam të ish-burrit, jam e divorcuar. Po nuk u shiten urgjent do t’i vras se ma kanë sjellë në majë të hundës”. Postimi i gruas që aktualisht jeton në Greqi bëri xhiron e rrjeteve dhe mediave sociale dhe shkaktoi jo pak reagime.

Familjarët e Esmeralda Rukos thanë se pas gjithë kësaj historie të shëmtuar qëndron ish-bashkëshorti, Ervin Dunga.

Ky i fundit u shpreh se është Esmeralda ajo që i keqtrajton fëmijët dhe jo ai. Ndër të tjera ai fajëson ish-bashkëshorten se e ka çuar drejt depresionit pasi nuk i lejon të takojë as fëmijët që prej divorcit.

“Jam Edvin Dunga ish-bashkëshorti i  Esmeralda Flamur Rukos, nënës që pak ditë më parë u akuzua se do shiste fëmijët dhe do t’i vriste për inatin tim. Prej disa ditësh më ndjekin dy tipa rreth 50-vjeç. Përballem shpesh me ta, kam frikë se janë vrasës me pagesë. Kam frikë se janë njerëzit e ish-gruas time dhe duan të më vrasin. Jam i shokuar, po vdes nga frika. Duken të çuditshëm, ju betohem. I kam kapur dhe foto te mbikalimi i Unazës së Re. Hipa në autobus dhe shyqyr i shpëtova për sot këtyre dy tipave të çuditshëm. Ndihem më i qetë tani. Një gjë është e vërtetë: ose janë paguar të më vrasin, ose të më bëjnë me fiksime, të më godasin rëndë psikologjikisht dhe të më çojnë drejt çmendinës. Un po ju dërgoj fotot dhe shpresoj që shteti të bëjë diçka për mua,” thotë ai për JOQ.