Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, arrestohet nga...

Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, arrestohet nga policia.

172

Lushnje

Godet me thikë për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Gimi Bodo, 54 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, për motive të dobëta ka goditur disa herë në trup me një mjet prerës (thikë) shtetasin A.B, 37 vjeç, banues në Lushnje.

Shtetasi A.B ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori ka qëlluar shtetasin A.B.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 79/22 e 279 të Kodit Penal.