Gjendet ne bregdet trupi i pajetë i një shtetasi 70 vjeç

59

Më datë 27.01.2017, rreth orës 08:50, në Golem tek Mali i Robit, në bregun e detit, është gjetur i pajetë një shtetas i seksit mashkull, rreth 70 vjeç.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se ky shtetas është mbytur dhe dallgët e detit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit në breg. Nuk konstatohen shenja dhune. 
Në vëndin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.