Gjendet i vrare me arme zjarri vellai i ish deputetit socialist ,policia ngre pika kontrolli

229

Është vrarë më armë zjarri në Lezhë lvëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:25 në lagjen “Nënë Tereza’. Ai është qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Aleksandër Ndoka ishte 48-vjeç.
Në vendngjarje janë dy grupe të F.N.SH Shkodër si dhe grupi hetimor.
Vëllai i tij, Arben Ndoka ka qenë ish-deputet i PS.
Policia e Lezhës dhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur pika kontrolli në Lezhë, në hyrje daljet e saj dhe janë duke krehur zonën ku ndodhi vrasja e Aleksandër Ndokës, këshilltarit bashkiak dhe vëllait të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Ndoka u gjet i vrarë në orën 4:25 në makinën e tij në lagjen “Nënë Tereza” në një rrugë pa ndriçim. 
Viktima, sipas burimeve, nuk rezultonte me precedentë penalë dhe as të kishte konflikte, ndaj kjo e ka vështirësuar punën e grupit të hetimit që ndodhet në vendin e ngjarjes.
Aleksandër Ndoka është baba i 4 fëmijëve. Ai ka punuar më parë në ZRPP. Në vitin 2015 u zgjodh anëtar i Këshillit bashkiak të Lezhës i zgjedhur nga Partia Rruga e Lirisë.
INFORMACIONI I POLICISE LEZHE
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. 
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .