Francezët i vënë flakën Parisit për 1 Majin

Francezët i vënë flakën Parisit për 1 Majin

96

Përleshje mes policisë dhe militantëve anarkistë dhe ekstremit të majtë me fytyrën e mbuluar në manifestimet për 1 majin në Paris.

Demonstruesit, sipas institucioneve lokale rreth 1,200, hodhën sende të forta në drejtim të agjentëve të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe përdorën një top uji. Siç raporton “Le Parisien”, një autoshkollë dhe një restorant “Fast-food” janë dëmtuar dhe grabitur.