Franca arreston Ramush Haradinaj

66

Policia franceze ka arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. 

Ai është arrestuar në bazë të urdhër-rarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, raporton Insajderi.

 

Haradinaj thuhet se ndodhet në ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

 

Haradinaj më herët ishte arrestuar edhe në Slloveni.