Foto/Shemben dhjetra objekte ne Patos

337

Në zbatim të fazës së dytë të projektit “Rikualifikimi Urban i Shëtitores Republika” nga ana e Inspektoriatit Ndërtimor Vendor të Bashkisë Patos në bashkëpunim me Policinë Bashkiake janë marrë masat për prishjen e ndërtesave pa leje dhe lirimin e hapësirave publike. 
Bashkia Patos është e angazhuar për zbatimin e ligjit për mbrojtjen dhe rregullimin e territorit si dhe synon të mbyllë përfundimisht problemet e ndërtimeve të kundraligjshme, zënien e hapësirave urbane, krijimin e një mjedisi ekonomik e social për zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.


Nga ana e firmës ndërtuese janë marrë masat për largimin e mbetjeve inerte. Përditë do të vazhdojë puna për lirimin e hapësirave publike.