Foto/Dushku i Kurjanit,fshati qe nuk egzistonte ne ..

518

Dushku i Kurjanit,fshati qe nuk egzistonte dje ne asnje projekt apo investim sot po prek kete realitet.Ne Dushkun e larget ne Kurjan , dje banoret perdornin vetem kafshet per transport sot ka shkuar rruga e asfaltuar.Bashkia Roskovec duke njohur problematiken e komunitetit dhe mungesen e komunikimit ne infrastrukture ka nisur dhe thuajse ka perfunduar rikonstruksionin e rruges ne fjale

 Rruga Dushk në Njësinë Administrative Kurjan ka një gjatësi prej 1,5 km . Prej shume vitesh ishte kthyer në shqetësim për banorët, duke vështirësuar jo vetëm transportimin e prodhimeve bujqësore të zonës drejt vend – tregtimeve të tyre, por edhe të lëvizjes dhe komunikimit të përditshëm të vet banorëve

Rruga ne fjale i shtohet   fondit  te dhjetra e dhjetra rrugëve qe ka investuar  Bashkia Roskovec ne kete periudhe te shkurter kohe .Shperndarja e financimeve dhe investimeve nga bashkia Roskovec eshte kryer sipas problematikave te komunitetit por edhe emergjences duke trajtuar ne menyre te barabarte edhe skajin me te larget te bashkise Roskovec