Fier:Vodhi kabllin e ndricimit te rruges ,arrestohet 36 vjecari

Fier:Vodhi kabllin e ndricimit te rruges ,arrestohet 36 vjecari

388

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Keli (Ervin) Lumanaj, 36 vjeç, banues në lagjen “Naftëtari” Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Dukas” Patos, u kap duke vjedhur kabllin e ndriçimit të rrugës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.