Fier:Transportonte pasagjer ne automjet pa licence , procedim 44 vjecarit

1204

Drejtoria Vendore e Policisë FierSeksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 13.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.T, vjeç 44, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier, pasi rreth orës 08:30, në rrugën Fier-Lushnjë, në fshatin Mbrostar Ura, u kap me mjetin tip “Benz” duke transportuar pasagjerë, pa licencë. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.  
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 15.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.D, vjeç 56, banues në Divjakë, pasi rreth orës 11:30, në “Ura e Misarit”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”, pa targë. Neni 291 të Kodit Penal.

Nderkohe 

Më datë 15.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen O. Y, vjeç 30, banuese në Fier, pasi ish bashkëjetuesi E.R, vjeç 40, banues në Fier, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.