Fier:Rrefimi i nenes se 13 vjecares qe u rrembye nga 3 djem

Fier:Rrefimi i nenes se 13 vjecares qe u rrembye nga 3 djem

1069

Ngjarja e ndodhur ne fshatin Vlosh te Roskovecit ne Fier ka tronditur te gjithe banoret e ketij fshati por familja e vajzes po perjeton nje tronditje te thelle. Pas kesaj ngjarje te turpshme dhe te shemtuar familjaret e vajzes jane shprehur te shokuar nga ngjarja duke kerkuar denim maksimal per te tre djemt qe kane kryer kete akt.

Tentativa e perdhunimit te te mitures 13 vjecare, familjaret shprehen se rreth ores 21:00 te dites se djeshme e ema ka konstatuar se vajza nuk ishte ne shtrat.E ema e 13 vjecares thote se vajza kishte dale ne ate ore per te shkuar tek xhaxhai per te pare televizor, gje qe e bente gjithmone

Ka dale ta kerkoje dhe e ka gjetur tek nje shtepi e paperfunduar ,ne anen tjeter te rruges.Sipas nenes, vajza ishte e lidhur dhe ishin tre djem aty qe po te tentonin te kryenin marrdhenie me te.I arrestuari Jorgest Dosti mesohet se ka folur shpesh me rrjetin social facebook me vajzen dhe e ema e Orgestit e merte ta ndihmonte per te mbjelle e vaditur lulet tek kopeshti shtepise qe po ndertohej, aty ku ndodhi ngjarja. Mendohet se Dosti te kete krijuar te gjithe kete situate . Ai ka ftuar vajzen ne shtepin e paperfunduar ku ishin edhe dy shoket e tij.
Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi  dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.