Fier:Procedimi penal gjyqtarit qe nuk dergoi ne kohe mbrojtjen e 43 vjecares

267

Nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, filloi procedimi penal për “Shpërdorim detyre”, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, shtetasit Ergys Selmani
Ky procedim penal filloi pasi nga veprimet e para hetimore rezulton se në shkelje të ligjit ka neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e shtetases Liljana  Rukaj , institucioneve pergjegjëse.

Më pas ka ardhur pasoja e rëndë e vrasjes së shtetases Liljana Rukaj nga bashkëshorti i saj.

Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.